Task Forca për koronavirusin: 17 persona të testuar, të gjithë kanë rezultuar negativë – A2

Task Forca për koronavirusin: 17 persona të testuar, të gjithë kanë rezultuar negativë

Task Forca koronavirus 1100x620

Në Shqipëri vazhdon të mos ketë asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Konfirmimin e dha paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë, ku funksionon Task Forca e ngritur për ndjekjen e situatës.

Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë testuar edhe 4 persona, të cilët kanë rezultuar negativ, në testin për koronavirus. Në total, janë testuar 17 raste, të gjithë negativ.

Në deklaratën e sotme nga Task Forca për koronavirusin, thuhet se personat që kthehen nga zona të prekura dhe shfaqin shenja klinike, duhet të vetëkarantinohen.

“Ata që kanë prezencë të ndonjë shenje klinike, por pa temperaturë, duhet të vetëkarantinohen në shtëpi dhe të monitorohen nga njësitë e kujdesit shëndetësor”.