Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Taylor Swift “shndërrohet” në mashkull

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 18:13 | Showbiz
Taylor Swift “shndërrohet” në mashkull

Taylor Swift është “shndërruar” në mashkull për videoklipin e këngës së saj të re, ku vë theksin te seksizmi që ekziston në botën e spektaklit.

Këngëtarja e famshme amerikane është vetë regjisorja e klipit të këngës “The Man”, që u publikua të enjten.

Këngëtarja 30-vjeçare shihet në videoklip me flokë të shkurtra, mjekër dhe mustaqe. Disa skena janë shumë të ngjashme me filmin e Leonardo DiCaprios, “Wolf of Wall Street”. Në njërën prej tyre, Swift i hedh shampanjë disa vajzave me bikini në jaht.

Më tej gjatë këngës, personazhi shihet në moshë të thyer duke u martuar me një vajzë të re.

https://www.youtube.com/watch?v=AqAJLh9wuZ0

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli