Tifozët holandezë si ata të Tiranës, “pushtojnë” stërvitjen e skuadrës – A2

Tifozët holandezë si ata të Tiranës, “pushtojnë” stërvitjen e skuadrës

Skena të ngjashme me ato të 3 viteve më parë, kur tifozët e Tiranës bllokuan stërvitjen e skuadrës pas rezultateve të dobëta, kanë ndodhur edhe në Holandë, madje me skuadrën e kategorisë së parë, ADO Den Haag.

Një grup, prej dhjetëra tifozësh, ndaluan stërvitjen e skuadrës dhe u kërkuan llogari lojtarëve dhe stafit teknik për rezultatet e dobëta të skuadrës.

ADO Den Haag rrezikon seriozisht të zbresë nga kategoria, pasi ndodhen në vendin e parafundit, me vetëm 18 pikë pas 24 javësh.