Transportonin emigrantë të paligjshëm, 4 persona në pranga

MB ARRESTOHET PLANAJ frame 425 1100x620

Drejtoria Vendore e Policisë në Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare goditi një tjetër tentativë për dhënie ndihme për shtetasit e huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në përfundim të operacionit “Kryqëzimi” u vunë në pranga 4 persona në fshatin Libonik, pranë Maliqit, të cilët transportonin me mjetet e tyre 8 të huaj. Gjithashtu, policia shpalli në kërkim dhe një tjetër person si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

K. S., 24 vjeçe, F. K., 24 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe R. H., 20 vjeç , janë kapur në flagrancë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “SAAB”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz”, tetë shtetas të huaj, të cilëve ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.