Transportonin lëndë narkotike, 3 të arrestuar në Gramsh

kanabis gramsh 1100x620

Tre persona u arrestuan në qytetin e Gramshit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kodovjat”, u bë i mundur arrestimi i shtetasve, V.P., 31 vjeç, N.B., 44 vjeç dhe Xh.K., 29 vjeç, si dhe sekuestrimi i 13 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në mjetin ku udhëtonin tre personat nga Gramshi në Kodovjat.

Në vijim të operacionit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur gjetjen edhe të sasisë tjetër të lëndës narkotike, të fshehur nga këta persona në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat.