Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zëdhënësi i presidentit: Shoqja Etilda pranoi fajin për veprat penale për të cilat është akuzuar

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 17:45 | Politikë
Zëdhënësi i presidentit: Shoqja Etilda pranoi fajin për

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, u shpreh se ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, në daljen e sotme para mediave “ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar”.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka kallëzuar penalisht ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me vartësit e saj, për këto vepra penale;

1.“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Shoqja Etilda me deklaratën e saj sot nuk u dha asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar, por përballë fakteve të pakundërshtueshme, vijoi avazin: retorikë me veten. Me daljen e sotme, shoqja Etilda, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar”, lexohet në postimin e Blushit.

Zëdhënësi i presidentit shton: “Shoqja Etilda nuk mundi të arsyetonte dot se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj! Shoqja Etilda nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shoqja Etilda, para se të përmendë në mekje e sipër nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 78/2014 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”, bën mirë t`i lexojë më parë vetë. (Lexoji mirë nenet e mëposhtme). Pra, shoqja Etilda, vërtet ka dashur të bëjë publik sipas porosisë së shefit së saj, një akt të KED-së në Fletoren Zyrtare, por ka harruar të lexojë të gjithë ligjin, ku sanksionohen se në Fletoren Zyrtare botohen vetëm ato akte që përcakton Kushtetuta dhe ligji”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë