Derbi Tirana-Partizani, 19,590 bileta të shitura, tifozët, vështirësi për t’u futur në stadium

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, ka vendosur një tjetër rekord, sa i takon biletave të shitura. Mësohet, zyrtarisht se janë shitur 19,590 bileta për këtë përballje.

Megjithatë, një pjesë e madhe e tifozëve kanë hasur probleme për t’u futur në stadium, për shkak se u është kërkuar edhe karta e identitetit.

Shumë kanë kundërshtuar, ndërsa kjo ka krijuar edhe radhë të madhe, duke krijuar vonesa.