Fier, probleme në orën e kimisë, 6 nxënës gjimnazi shtrohen në spital

spitali fier 600x338

Sot, rreth orës 13:10, në lagjen “Kastrioti”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje.

Policia njofton se menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjekësor, në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraprakisht nuk dihet kush ka qenë shkaku i kësaj situate.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrathanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.