Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Akuza të paqarta”, kthehet në prokurori një pjesë e dosjes 339

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 12:09 | Kronikë
“Akuza të paqarta”, kthehet në prokurori një

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim një nga fraksionet e dosjes së famshme 339. Dosja me 25 të pandehur, mes të cilëve anëtarë të grupit të Avdylajve të Shijakut si edhe të dyshuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit, u kthye në Strukturën e Posaçme hetimore, SPAK, për plotësim të hetimeve.

Në përfundim të seancës paraprake gjyqtarja Irena Gjoka vlerësoi se akuzat ndaj të pandehurve janë të paqarta dhe se nuk individualizohen veprat penale të konsumuara prej tyre për secilin episod kriminal. Për këtë shkak gjykata i dha dy javë kohë prokurorëve të SPAK për të saktësuar akuzat dhe risjellë kërkesën për kalim të dosjes  në gjykim.

Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për një sërë veprash penale mes të cilave “trafik i narkotikëve”, “grup i strukturuar kriminal”, “pastrim parash” dhe “armëmbajtje pa leje”. Sipas Prokurorisë, ata janë përfshirë në role të caktuara në trafikim të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe për përgatitjen e heroinës në laboratorin e ndërtuar Has.

Me herët Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim tre fraksione të tjera të dosjes hetimore 339. Në seancat paraprake të tyre, Gjykata pushoi akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” për ish-deputetin Arben Ndoka, ndërsa pushoi akuzën për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko.

A2 CNN Livestream

Dita jonë