Izmir Smajlaj, medalje ari edhe në Beograd – A2

Izmir Smajlaj, medalje ari edhe në Beograd

izmir smajlaj beograd 1100x620

Izmir Smajlaj, i pandalshëm në këtë fillim të vitit 2020. Kampioni kuqezi i kërcimit për së gjati triumfoi edhe në Mitingun Ndërkombëtar të Serbisë. Në eventin në Beograd, atleti shkodran fitoi medaljen e artë, duke regjistruar edhe rekord salle, me kërcimin 7 metër e 94 centimetër.

Triumfi në Beograd, aty ku tre vjet më parë Smajlaj u shpall kampion Evrope për salla të mbyllura, konfirmon momentin e shkëlqyer të 26-vjeçarit.

Rekordmeni shqiptar e mbyll sezonin dimëror të atletikës me katër tituj të fituar, pas Mitingut në Bratisllavë, Kampionatit Ballkanik në Turqi dhe Mitingut në Stamboll.

Objektivat tashmë janë Kampionati Evropian dhe Olimpiada “Tokio 2020”, ku Izmir Smajlaj synon të renditet në zonën e medaljeve.