Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kryeprokurori Çela reagon për arrestimin e Henri Çilit: Frytet e reformës në drejtësi

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 12:20 | Aktualitet
Kryeprokurori Çela reagon për arrestimin e Henri Çilit:

Nga Vlora, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela komentoi arrestimin e Henri Çilit duke thënë se këto janë frytet e një prokurorie të pavarur dhe jashtë çdo ndikimi.

Çela u shpreh se puna e prokurorisë, vjen dhe si pasojë e reformës në drejtësi. 

“Kjo është puna e prokurorisë dhe frytet e prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi. Këto janë rezultatet”, deklaroi shkurtimisht kryeprokurori Çela nga Vlora, ku mori pjesë në analizën vjetore të KLSH-së.

Henri Çili u arrestua në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila prej muajsh e hetonte atë dhe 11 persona të tjerë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarët.

Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës kanë pohuar se Çili ka rezultuar i implikuar në përgjime duke ndikuar te një gjyqtar me qëllim lirimin e dy vëllezërve Aliko nga Lazarati, të dënuar për vrasjen e ish-efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë