Kurti bëri hapin e parë për taksën ndaj Serbisë, vjen reagimi i BE

delegacioni 1100x620

Bashkimi Evropian përshëndeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare vendimin e qeverisë Kurti për të hequr taksat për importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja.

BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kosovës si një hap përpara që mund të ketë efekt në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që bisedimet të rifillojnë në dobi të të dyjave”, shkruhet mëtej në komunikatën e BE-së.