Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Meta fton shqiptarët në shesh më 2 mars: Koha të shpëtojmë shtetin

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 08:58 | Politikë
Meta fton shqiptarët në shesh më 2 mars: Koha të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon thirrjet dhe ftesat përmes rrjeteve sociale, drejtuar shqiptarëve që t’i bashkohen manifestimit të thërritur prej tij më 2 mars, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Kreut të Shtetit ka ardhur koha që populli të thotë fjalën e tij kundër atyre që ai i quan puçistë dhe që kanë shkelur Kushtetutën.

Postimi i Presidentit;

“Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër. Çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i vënë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit. Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës. Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani