Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përfundon greva në Poçem, nga 27 rroga të prapambetura, punëtorët marrin 3

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 11:02 | Aktualitet
Përfundon greva në Poçem, nga 27 rroga të prapambetura,

Është mbyllur sot në Poçem greva e urisë e punonjësve të nënstacionit elektrik dhe të pompimit, të cilët vendosën 2 javë më parë të merrnin këtë vendim ekstrem për të kërkuar rrogat e prapambetura.

Pas negociatave me kompaninë është vendosur që punëtorët të marrin menjëherë 3 rroga, edhe pse kishin kërkuar minimalisht 7, nga 27 që ata kishin deklaruar më parë si të prapambetura.

Gjithashtu, punëtorëve ju është premtuar që ditën e nesërme do të nënshkruajnë kontratat e reja me OSHEE dhe Ujësjellësin. Ata shprehen se do të presin 20 ditë për realizimin e premtimeve dhe nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë do të rikthehen sërish në grevë.

https://a2news.com/video/grevistet-ne-pocem-dhe-ballsh-te-vendosur-deri-ne-veteflijim/
https://a2news.com/2020/02/17/ballsh-protesta-per-rrogat-naftetaret-kercenojne-me-greve-urie/

A2 CNN Livestream

Dita jonë