Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Stafi italian me koronavirus, shtyhet gara e çiklizmit në Dubai

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 12:55 | Sporte të tjera
Stafi italian me koronavirus, shtyhet gara e çiklizmit në Dubai

Dy fazat finale të “UA Tur”, turneut çiklistik në Dubai u anuluan, pasi dy pjestarë të stafit italian, rezultuan të prekur nga koronavirusi. Identiteti i dy personave nuk u bë i ditur, ndërkohë që i gjithë stafi, çiklistët dhe organizatorët e turneut, i janë nënshtruar ekzaminimeve.

Skuadra italiane po mbahet e izoluar dhe nën mbikqyrje në hotel ndërsa gara është shtyrë me 24 orë dhe do të zhvillohet në disa qytete, dhjetra kilometra larg Dubait.

Përkrah emrave të mëdhenj të çiklzimit është rikthyer edhe 4 herë fituesi i “Tour De France”, Chris Froome, i cili theu këmbën në qershor të vitit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë