Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tirana, 5 gola Partizanit në derbi dhe marshon drejt titullit

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 19:26 | Futboll

Sërish festë bardheblu! Kështu është mbyllur edhe derbi i dytë i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin e ri Kombëtar, aty ku bardheblutë nisën ecurinë e jashtëzakonshme të rezultateve pozitive.

Tirana bindi dhe fitoi 5-1 ndaj Partizanit. Derbi nisi i “çmendur”, 3 gola brenda 19 minutave, dy penallti dhe një karton i kuq.

Partizani kaloi në avantazh që në minutën e dytë, me anë të një goli mjaft të bukur nga William, me një goditje jashtë zonës, por gjithçka u shemb për të kuqtë brenda minutës së 19-të.

Në minutën e 16, Tirana fiton një 11-metërsh dhe Bitri ndëshkohet me kartonin e kuq për Partizanin. Batha kthen në gol penalltinë. Vetëm 3 minuta më pas, bardheblutë fitojnë një tjetër penallti dhe sërish Batha shënon, duke i dhënë avantazhin bardhebluve.

Në pjesën e dytë, Idrizaj shënoi një autogol në portën e Partizanit. Ndërsa minutat e fundit i takuan të gjitha talentit Muçi, i cili realizoi dy gola, duke e vulosur rezultatin në 5-1. Për t’u veçuar ishte goli i dytë, i cili u shënua me goditje dënimi, nga një distancë e largët.

Në fundin e takimit pati edhe një karton të kuq për Torassa-n, për ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit.

Me këtë fitore në derbi, Tirana shkon tashmë në 5 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë