Aty ku ligjin e bëjnë gratë, matriarkati i fundit në Europë – A2

Aty ku ligjin e bëjnë gratë, matriarkati i fundit në Europë

Historia e grave të izoluara në dy ishuj të Estonisë, Kihnu dhe Manija, në detin Baltik, vjen përmes një libri me fotografi. Shpesh të konsideruara si shoqëritë e fundit matriarkale në Europë, aty janë gratë e moshuara që organizojnë jetën, ndërsa burrat e tyre lundrojnë në det.

Të veçuar gjeografikisht, për shekuj këto ishuj kanë pasur një rend shoqëror të veçantë, ku përgjegjësitë më të mëdha, dhe si pasojë edhe vendimet, i merrnin gratë. Që nga organizimi i shtëpisë, punëve në fermë, e deri te ceremonitë mortore.

Pavarësisht vështirësive për të ruajtur këtë stil jetesë, sidomos gjatë sundimit të Bashkimit Sovjetik, këto gra kanë arritur të trashëgojnë brez pas brezi traditën që vazhdon edhe sot, pa u penguar nga modernizimi i Estonisë.