Efektet e koronavirusit; Bien shitjet e birrës “Corona” në Kinë, sondazhi tregon se 38% e amerikanëve nuk do ta blinin kurrë – A2

Efektet e koronavirusit; Bien shitjet e birrës “Corona” në Kinë, sondazhi tregon se 38% e amerikanëve nuk do ta blinin kurrë

hypatia h 42bd56e92bde19f280624a906982296c h 7bba298318d9191d53bf83e825e0bfe1 1 1100x620
CHICAGO, IL - JUNE 07: In this photo illustration, bottles of Corona beer are shown on June 7, 2013 in Chicago, Illinois. Constellation Brands, one of the world's largest wine companies, is expected to become the third-largest beer supplier in the United State today with a $5.3 billion purchase of the U.S. distribution rights of Grupo Modelo beers from Anheuser Busch InBev. Corona Extra, brewed by Grupo Modelo, is the number one selling imported beer sold in the United States and the number six selling beer overall. (Photo Illustration by Scott Olson/Getty Images)

Kompania që prodhon birrën e famshme “Corona” ka pësuar tremujorin e fundit humbjet më të mëdha në 10 vite, pas përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën.

“Anheuser-Busch In Bev” ka në pronësi disa prej birrave më të famshme në botë, si “Corona” “Budëeiser”, “Stella Artois” dhe “Beck’s”. Por në muajt e fundit kompania ka arkëtuar 170 milionë dollarë më pak në Kinë, pikërisht në një kohë kur priste rritje të shitjeve për shkak të Vitit të Ri kinez.

Por, pavarësisht ngjashmërisë së emrit me virusin Covic-19, CEO Carlos Brito tha për mediat amerikane se rënia e shitjeve ka ardhur për shkak se njerëzit nuk kanë dalë më në publik, për të festuar.

Edhe pse në SHBA, tregun kryesor të birrës “Corona”, kjo rënie nuk është ndjerë, dhe kompania po bëhej gati për të hedhur në treg disa produkte të reja, anketimet te publiku konfirmuan se është një periudhë jo fort e mirë.

CNN raporton se në sondazhin e realizuar nga “5W Public Relations”, 38% e amerikanëve kanë thënë se nuk do të blinin kurrë një “Corona” për shkak të përhapjes së koronavirusit, ndërsa 14% të tjerë kanë thënë se nuk do ta porosisnin kurrë në publik.

Gjatë muajit shkurt, kërkimet në internet me togfjalëshin “corona beer virus” u rritën në mënyrë të ndjeshme, por prej disa ditësh kanë rënë. Numri i të infektuarve me koronavirus në botë është për momentin 83577, rreth 3000 kanë humbur jetën, por mbi 30000 janë shëruar.