Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ekonomia në krizë, Italia përpiqet të rikthehet në normalitet

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 12:20 | Bota
Ekonomia në krizë, Italia përpiqet të rikthehet në

Italia është e dëshpëruar të tregojë se është gati për biznes, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme për koronavirusin. Në kryeqytetin financiar, Milano, shoferët e taksisë ankohen për mungesë klientësh.

Qyteti i zhurmshëm ngjan me raste si një qytet fantazmë, ndërsa rrallë është dikush që merr taksinë për të shkuar diku.

“Kam doreza, masa dhe dezinfektantë. Të gjitha taksitë këtu qëndrojnë në stacion, pasi gjithçka është pezull. Koronavirusi është thjesht një grip më i fortë, ata që kanë vdekur kanë qenë shumë të dobët. Nuk është fundi i botës. Ne duhet të fillojmë të jetojmë”, thotë një shofer taksie.

Gjithashtu, në Venecia, po punohet për dezinfektimin e trageteve me dezinfektantë, në përpjekjen për t’i treguar popullsisë lokale masat shtesë që po merren për të garantuar sigurinë e tyre.

Ekonomia po kthehet në emergjencën më të madhe në shtetin italian. Sektori i veshjeve dhe restoranteve ka shënuar një rënie prej 65%, ndërsa bursat u mbyllën negativisht edhe të premten, me -3.58%, e përkthyer në shifra: 21 miliardë euro humbje. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani