Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 2 viktima dhe 6 të plagosur

ditelindja blogerja ruse 600x338

Festa e ditëlindjes e një blogereje të famshme ruse ka përfunduar në tragjedi, me dy persona të vdekur dhe 6 të tjerë të plagosur.

Pjesëmarrësit në festë u futën në një pishinë me 25 kg akull që përdoret në produksione teatri, gjë që i la me helmim nga dioksidi i karbonit. Disa prej tyre patën edhe djegie nga elementë kimikë pasi ishte parashikuar që në pishinë të krijohej edhe një “spektakël avulli”.

Viktimat janë Natalia Monakova dhe Yuri Alferov, të dy 25 vjeç.

Blogerja Ekaterina Didenko, e cila po festonte 29-vjetorin e lindjes, është e shtruar në spital në terapi intensive.