Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Grushti i shtetit”, Meta: Të tjera prova që Kuvendi gënjeu me konsultimet

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 12:47 | Politikë
"Grushti i shtetit”, Meta: Të tjera prova që Kuvendi

Ilir Meta tregoi të tjera përgjigjje që kishte marrë nga institucione dhe organizma, të cilat ishin renditur nga Komisioni i Ligjeve mes atyre që ishin konsultuar për ndryshimet ligjore që prekën betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti përmendi mes të tjerash Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit, që, sipas tij, kanë mohuar të kenë shprehur mendim për Kuvendin.

Në daljen për mediat, Meta i ktheu përgjigjje edhe alertës së lëshuar nga Ambasada e SHBA për tubimin e 2 marsit të cilësuar prej saj si politik, ku paralajmëronte shtetasit amerikanë të qëndrojnë larg për shkak të rrezikut nga aktet e dhunshme: “Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më paqësor, demokratik, gjithëpërfshirës dhe vetëm kuqezi, për të gjithë ata që kanë dëshirë dhe që ndjejnë se zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe duan të mbrojnë Kushtetutën. Jam takuar me drejtuesit e Policisë së Shtetit për të realizuar një manifestim sa më të mrekullueshëm dhe mundësisht të jetë manifestimi me sa më pak policë të angazhuar, pasi ekipi ynë po bashkëpunon shkëlqyeshëm me vullnetarët që duan të sjellin në vend një traditë të re, atë të festës së demokracisë, të triumfit të lirisë mbi tiraninë. Në këtë manifestim do të ketë edhe shtetas të huaj, edhe amerikanë, të cilët kanë ardhur dhe janë duke ardhur”.

https://a2news.com/2020/02/28/dosja-e-lazaratit-dvorani-flet-per-a2-skam-kontakte-me-henri-cilin/

I pyetur mbi arrestimin e botuesit Henri Çili, Meta tha se kushdo duhet të përballet me drejtësinë, por gjithsesi ftoi opinionin të mos habitej për peshqit e mbetur në rrjetën e reformës: “Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet me organet e drejtësisë. Por, nuk habitem që për shkak të alert-it të grupit puçist të dëgjonit nesër se zoti Fatos Lubonja apo Artur Zheji janë arrestuar sepse dyshohet se drejtojnë Ndraghetën. Nuk do të habitesha edhe nëse të hënën do të thonin se te pallati pranë presidencës janë zbuluar dy persona me koronavirus”.

Presidenti ftoi edhe një herë qytetarët në tubimin e 2 marsit, që tha se do të jetë paqësor dhe demokratik.

https://a2news.com/2020/02/28/arrestohet-analisti-dhe-botuesi-henri-cili/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani