Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ndryshimet në statutin e PS, përjashtohet kush fsheh problemet me drejtësinë

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 15:11 | Politikë
Ndryshimet në statutin e PS, përjashtohet kush fsheh problemet me

Kongresi i PS ka në agjendë edhe ndryshimet në statutin e partisë, që shkojnë nga barazia gjinore në drejtimin e organizatave socialiste, deri te ndarja e funksionit të kryetarit të degës me detyra si deputeti apo kryebashkiaku.

Por, socialistët kanë marrë masa edhe për të shmangur fenomenin e kandidatëve që fshehin problemet që kanë pasur me drejtësinë në të shkuarën, si rasti i Valdrin Pjetrit apo Agim Kajmakut.

Alket Hyseni, një nga autorët e këtyre ndryshimeve, tha për A2: “Për herë të parë kemi sanksionuar që kushdo që në përballje me ligjin nuk është treguar transparent, ai nuk mund të jetë më në radhët e Partisë Socialiste dhe përgjegjësia do të jetë personale. Do të përpiqemi të bëjmë verifikimet vetë dhe pavarësisht se çfarë bëjnë institucionet, ne do të marrim masat tona”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani