Të gjithë golat e derbit Tirana-Partizani në 80 sekonda

Tirana mposhti me rezultatin e thellë 5-1 rivalët historikë të Partizanit. Dueli i titullit i kishte të gjitha, goleadë, penallti, kartonë të kuq, por mbi të gjitha një spektakël të jashtëzkonshëm nga 19 mijë e 590 tifozët e pranishëm në stadium.

Partizani e nisi sfidën menjëherë me gol, por avantazhi i të kuqve zgjati shumë pak, pasi gjithcka u përmbys në harkun e 4 minutave. Të kuqtë mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të mbrojtësit Bitri, ndërsa Tirana fitoi dy 11-metërsha që u shndërruan në gol nga Idi Batha. Më pas, derbi nuk pati më histori. Bardheblutë administruan, përfituan nga një autogol i pafalshëm i Idrizajt e në fund vulosën fitoren me dy golat e talentit Ernest Muçi, për t’u shkëputur 9 pikë nga Partizani dhe 5 pikë përkohësisht nga Kukësi i vendit të dytë.