Aksident rrugor në Korçë, përplasen dy makina

korce aksident 1100x620
Foto arkiv

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Korçë, ku për pasojë janë përplasur kokë më kokë dy makina.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur pranë fshatit Vashtemi, janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa dy makinat kanë pësuar dëme të mëdha.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave e mjeteve, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.