Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Atalanta, “makineri” golash, shënon sërish 7 gola në transfertë

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 17:04 | Futboll

Atalanta e këtij sezoni është një makineri golash në Serie A. Pasi tronditi Torinon, duke i shënuar 7 herë në stadiumin e saj, skuadra e Gasperinit i ka bërë të njëjtën gjë edhe Lecce-s në transfertë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 2-2, por në pjesën e dytë, Atalanta shënoi edhe 5 herë të tjera, duke e vulosur rezultatin në 2-5. Zapata ishte lojtari i ndeshjes, pasi arriti të shënojë 3 gola.

Me këtë fitore, Atalanta marshon e qetë drejt një vendi në Champions League, në kuotën e 48 pikëve, 6 më shumë se Roma e vendit të pestë. Ajo që bie më shumë në sy te kjo skuadër është golavarazhi, pasi ka arritur të shënojë 70 herë dhe ka pasur 34 gola.

A2 CNN Livestream

Dita jonë