Kush ka temperaturë nuk hyn në stadium!

Mes panikut nga koronavirus, Seria A shtyu shumë ndeshje të kësaj jave, mes të cilave edhe derbin e Italisë, Juventus-Inter.

Lecce-Atalanta ishte një nga sfidat që u luajt këtë të diel. Fillimisht, u fol se tifozët e Atalanta-s nuk do të lejoheshin të futeshin në stadium, duke qenë se Bergamo është një nga qytetet e prekura nga virusi, por më pas ata u lejuan.

Drejtuesit vendosën të lejojnë tifozët miq në stadium, por vetëm pasi t’u kontrollohej temperatura. Ndaj vendësve, testi nuk ishte i detyruar, por vetëm për ata që kishin dëshirë.