Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Opozita fiton zgjedhjet parlamentare në Sllovaki

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 09:02 | Bota
Opozita fiton zgjedhjet parlamentare në Sllovaki

Opozita sllovake e kryesuar nga Partia e Njerëzve të Zakonshëm (OLANO) arriti një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhje parlamentare të së shtunës, duke rrëzuar partinë e qendrës së majtë Smer, e cila qëndronte në krye të skenës politike prej më shumë se një dekade.

Pas numërimit të 96% të votave rezulton se partia OLANO, një lëvizje politike amorfe, pro BE dhe pro NATO, si dhe e fokusuar në luftimin e korrupsionit, ka marrë 24.9% të preferencave ndërsa Smer vetëm 18.5%.

Vendet e tjera që janë fituar nga partitë liberale dhe konservatore i japin OLANO një mundësi mjaft të mirë për të drejtuar negociatat për krijimin e qeverisë së re të qendrës së djathtë.

Në një deklaratë të shkurtër, pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve, kreu i OLANO, Matoviç ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin se do ta pastrojnë së bashku me qytetarët politikën nga krimi.

“Morëm një mandat të qartë nga populli i cili kërkon pastrimin e vendit nga korrupsioni. Le ta bëjmë Sllovakinë një vend ku ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht nëse je i pasur apo i varfër”, u shpreh Mativiç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë