Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paniku nga koronavirusi, dyndje në supermarkete edhe në Kaliforni

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 15:21 | Bota

Të shtunën u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte një grua në të 50-at, me “probleme të tjera të rënda shëndetësore”, e cila jetonte në Uashington, konfirmoi Presidenti Trump.

Ndërkohë, rastet e personave të prekur me koronavirus janë rritur në Kaliforni dhe kjo ka bërë që paniku të shtohet.

Shumë qytetarë të shqetësuar janë dyndur në supermarkete, duke u furnizuar me ushqimet bazë, me frikën e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

Rastet e fundit, ishin dy persona në veri të Kalifornisë, të cilët nuk kishin pasur asnjë kontakt me ndonjë person që vinte nga zona të prekura.

A2 CNN Livestream

Dita jonë