Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Presidenti Meta: Ligji për dividentin, rasti më flagrant i shkeljes së Kushtetutës

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 19:15 | Politikë
Presidenti Meta: Ligji për dividentin, rasti më flagrant i shkeljes

Në një konferencë për shtyp, një ditë para tubimit të së hënës, presidenti Meta u shpreh se ligji për dividentin është shkelja më flagrante e Kushtetutës.

“Ligji për dividentin është rasti më flagrant se si Kuvendi i kapur, bashkë me qeverinë, ka dhunuar Kushtetutën dhe për këtë, shumë shpejt do të japin llogari para popullit dhe drejtësisë së re që do të vijë. “Kushtetuta, në nenin 18, ka përcaktuar se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, por në nenin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat, tatimet dhe detyrimet financiare, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara, caktohen me ligj. Në këto raste, ligjit nuk mund t'i jepen fuqi prapavepruese. Sipas këtij neni, është e qartë se çdo lehtësim fiskal nuk ka efekt prapaveprues. Barazia para ligjit është tipar themelor i Kushtetutës, parim i njohur i financave publike. Por në datën 3 dhjetor 2018, rilindja miratoi ligjin për disa ndryshime në ligj për tatimin mbi të ardhurat, në dëm të  sipërmarrësve të ndershëm. Në këtë nen, "mavri Kuvendi" vendosi nga 15%, dividenti u bë 8%, me efekt prapaveprues. Ky parashikim dhunon nenin e Kushtetutës që ndalon efektin prapaveprues, se kjo do të thotë diskriminim para ligjit. Pasojat e këtij krimi është e pabesë, goditje e rëndë pas shpine për bizneset e ndershëm që kanë paguar tatimin prej 15%, ndërsa me ligjin e ri oligarkët, që kanë paguar deputetët, do të favorizoheshin që të mos paguanin 15%, por 8%", tha Meta.

Ai e quajti këtë ligj një krim të tmerrshëm, kriminal, goditje pas shpine për mijëra biznese, ndërsa tha se do të bëjë edhe një kallëzim në SPAK.

"Unë ktheva në Kuvend këtë ligj më 20 dhjetor, por e rrëzuan fshehurazi dekretin. Shkelën ligjin me të dyja këmbët, duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit. U shmang debati me përfaqësuesit e Presidentit. Diskutimi publik do të nxirrte në pah trajtimin që qeveria u ofron oligarkëve të tij, duke i kushtuar me qindra milionë euro buxhetit të shtetit. Do të paraqes në ditët e ardhshme në SPAK kallëzimin penal”, tha Meta.

Më tej, Presidenti bëri thirrje për pjesëmarrje në tubimin e së hënës. “Ky sekt po përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Unë, ju pres të gjithëve nesër, pasi kjo sjellje poshtëruese është bërë e padurueshme”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani