Çifti që udhëtoi me qese plastike nga frika e koronavirusit – A2

Çifti që udhëtoi me qese plastike nga frika e koronavirusit

cifti qese koronavirus 600x338

Ngjarja e pazakontë ndodhi në një avion që fluturonte nga Sidnej në ishullin e Hamiltonit, në Australi. Fotot janë bërë virale.

Përhapja e koronavirusit, në shtete të reja, ka bërë që shumë njerëz të alarmohen, gjë që ka çuar në blerje masive të maskave, duke lënë pa maska personat që kanë me të vërtetë nevojë, edhe pse ekspertët e shëndetësisë thonë se maskat nuk janë të nevojshme për njerëzit e shëndetshëm.

Megjithatë ka edhe raste ekstreme, siç është ai i një çifti që vendosi të mbështillej komplet me qese plastike për të “udhëtuar në mënyrë të sigurt” në avionin që u nis nga Sidnej dhe kishte destinacion ishullin Hamilton (Australi). Ishin pasagjerët e tjerë ata që xhiruan dhe fotografuan çiftin në qese, për t’i shpërndarë më pas në rrjetet sociale.

Reagimet ishin të ndryshme; kishte nga ata që thanë se do ta kopjonin idenë, kishte nga ata që e quajtën këtë masë qesharake, por kishte edhe nga ata që bënë humor duke thënë: “Të paktën kanë parashutë nëse avioni bie”.