Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

MotoGP, Çmimi i Madh i Katarit dhe ai i Tajlandës anulohen nga frika e koronavirusit

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 10:37 | Sporte të tjera
MotoGP, Çmimi i Madh i Katarit dhe ai i Tajlandës anulohen nga frika

Ashtu si Formula 1 anuloi Çmimin e Madh të Kinës të parashikuar për në prill, edhe MotoGP ka vendosur që të mos e zhvillojë Çmimin e Madh të Katarit dhe atë të Tajlandës, që ishin programuar për t’u zhvilluar në 8 dhe 22 mars, nga frika e koronavirusit.

Kështu, MotoGP duket se do të nisë në Austin të SHBA-së, në 5 prill.

Kjo gjë favorizon kampionin në fuqi Marc Marquez, i cili do të ketë një muaj më shumë kohë për t’u rekuperuar nga shpatulla që ka operuar dhe që e ka penguar të zhvillojë normalisht testet parasezonale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani