Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Paga minimale 30 000 lekë, Prifti: Masë e dëshpëruar, nuk e zhvillon ekonominë

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 14:53 | Ekonomi
Paga minimale 30 000 lekë, Prifti: Masë e dëshpëruar, nuk e

Rezart Prifti, ekspert ekonomie, analizoi në studion e “Ditari” në A2 amnistinë fiskale që prezantoi kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, si dhe premtimin për rritjen e pagës minimale në 30 000 lekë duke nisur nga viti 2021.

“Teknikisht, masat janë në rregull sepse janë 1,4 miliardë dollarë që janë në të zezë. Megjithatë, çdo nismë që merret në kuadër të kësaj është në konflikt me ligjin e mafias. Është një qerthull i madh: ti i deklaron të ardhurat tani, por ke përgjegjësi penale më vonë. Herën e dytë që foli për këtë amnisti, Rama e shprehu që do të ketë edhe amnisti penale. Problemi mbetet te vullneti, jo te teknika”, shprehet Prifti.

Në lidhje me pagën minimale, Prifti theksoi: “Problemi nuk është te paga minimale. Në vendin tonë mund ta çosh edhe 1 milion lekë (të vjetra) pagën minimale dhe nuk ndikon në ekonomi. Të gjithë operatorët e biznesit, pagën minimale e kanë thjesht standard deklarimi të sigurimeve shoqërore. Masa të tilla janë të dëshpëruara, nuk e zhvillojnë ekonominë. Ekonomia zhvillohet nga liberalizimi, ulja e barrës fiskale dhe thjeshtimi i sistemit të taksave”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë