Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Revolucioni i radhës te Milani, jo vetëm Boban dhe Maldini drejt lamtumirës

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 12:38 | Futboll
Revolucioni i radhës te Milani, jo vetëm Boban dhe Maldini drejt

Milani po përgatitet për revolucionin e radhës. Ivan Gazidis ka vendosur që trajneri i ardhshëm i kuqezinjve do të jetë gjermani Ralf Rangnick, i cili do të ketë një rol menaxheri si në skuadrat e Premier League.

Një zgjedhje e tillë nga CEO i Milanit ka lënë të pakënaqur Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini, të cilët, sipas “La Gazzetta dello Sport”, me shumë mundësi do të largohen nga klubi.

Ky ndryshim radikal në klub do të ketë pasoja edhe në fushë, pasi nuk do të prekë vetëm trajnerin aktual, Stefano Pioli. Lamtumira e Boban vë në dyshim edhe të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic, i cili këto ditë do të vendosë për rinovimin ose jo të kontratës me Milanin edhe për sezonin e ardhshëm.

Nëse Ibra vendos të mos rinovojë, duke treguar kështu mosbesim te zgjedhjet e klubit, vihet në rrezik edhe vazhdimësia e portierit Donnarumma te kuqezinjtë, pasi si Ibra ashtu edhe Giggio kanë të njëjtin procurator: Mino Raiola.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu