Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Amnistia e kapitaleve, ekspertët shpjegojnë avantazhet dhe risqet

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 11:31 | Ekonomi
Amnistia e kapitaleve, ekspertët shpjegojnë avantazhet dhe risqet

Ekspertët janë të ndarë lidhur me ndikimin që amnistia e kapitaleve do të ketë tek ekonomia. Për ish-ministrin e Ekonomisë, Zef Preçi, nisma është populiste dhe krijon pabarazi mes atyre që kanë paguar çdo detyrim deri më tani dhe atyre që nuk kanë paguar.

“Dekurajon ata njerëz dhe biznese që paguajnë rregullisht taksat sepse ushqen pritshmërinë për amnistinë e radhës”, shpjegon Preçi.

Ndërsa për Adrian Civicin, amnistia mund të jetë frymëmarrje për ekonominë, pasi do të hidhen para në qarkullim. Por, kjo nuk mund të bëhet pa rregulla të qarta, pjesë e të cilave duhet të jetë edhe konsensuesi politik: “Është një oksigjen më shumë financiar për ekonominë, duke presupozuar që një pjesë e tyre do të investohen apo konsumohen. Kjo amnisti duhet të ketë qartësime shumë të sakta në procedurat dhe kategoritë ku do të bëhet. Duhet të ketë edhe ndryshime ligjore për pengimin e rikrijimit të parave dhe aseteve të tjera informale”.

Përfitues të amnistisë do të jenë qytetarët, kryesisht emigrantët dhe bizneset që kanë bërë evazion fiskal. Maksim Caslli, drejtor i kompanisë Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën, shpjegon se cilat janë format e evazionit që do të falen: “Nëse dikush ka blerë një pajisje një herë e një kohë, e cila kushtonte 1 milion euro, e ka deklaruar në doganë 200 000 euro. Nëse ky sot shkon në bankë për të marrë kredi, banka nuk i jep kredi për 200 000 euro”.

Përfitues nga amnistia nuk do të jenë vetëm qytetarët dhe biznesi, por edhe qeveria, e cila do të mbushë gropat në arkën e shtetit nëpërmjet të ardhurave që do të gjenerohen nga taksa që do të paguajnë përfituesit e amnistisë për legalizimin e parave të tyre të fshehura. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu