Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Arsenal mposht ekipin e kategorisë së tretë dhe kalon në çerekfinalet e FA Cup

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 08:39 | Futboll
Arsenal mposht ekipin e kategorisë së tretë dhe kalon në

Arsenal ia doli të kalojë në çerekfinalet e FA Cup, trofeut më të vjetër në futboll. Pas eliminimit dramatik në Europa League, ku u ndëshkuan nga Olympiakos me një gol në sekondat e fundit, “Topçinjtë” bënë detyrën duke mundur 2-0 ekipin e Portsmouth, i cili luan në League 1 (kategoria e tretë e futbollit anglez).

Mbrojtësi grek Sokratis dhe sulmuesi Nketiah, me një gol në secilën pjesë, mjaftuan për Arsenalin që të kalojë në turin tjetër.

Në çerekfinalet e FA Cup, londinezët mund të përballen me një derbi pasi kundërshtarë do të jetë një mes Tottenham dhe Norwich.

https://www.youtube.com/watch?v=LVF8gOP_z4s

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani