Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Drejt Britanisë me kontejner, në gjendje të rëndë disa emigrantë

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 17:59 | Bota
Drejt Britanisë me kontejner, në gjendje të rëndë disa

Autoritetet britanike bëjnë me dije se kanë gjetur disa emigrantë të fshehur në një kontejner. Ata kishin si qëllim të mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar. Kontejneri me emigrantë u zbulua në portin e Hullit, në veri të Anglisë, dhe disa prej tyre kishin nevojë për ndihmë mjekësore për shkak të kushteve të vështira ku kishin udhëtuar.

Policia nuk bën ende me dije për numrin e emigrantëve të gjetur në kontejner apo nacionalitetin e tyre dhe deklaron se ka nisur një hetim për gjetjen e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Tetorin e kaluar 38 emigrantë vietnamezë u gjetën të vdekur në një kamion në zonën industriale në lindje të Londrës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli