Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gol spektakolar nga Çekiçi, shënon edhe Uzuni

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 21:13 | Futboll

Endri Çekiçi është duke kaluar një formë mjaft të mirë te skuadra e Ljubljanës në Slloveni.

Futbollisti shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, në fitoren 1-2 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Aluminij.

Ky ishte goli i 9-të këtë sezon për Çekiçin në Slloveni.

Ndërkohë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Uzuni në Kroaci, në fitoren 3-0 të Lokomotivës së Zagrebit ndaj Belupos. Për Uzunin, ky ishte goli i 7-të në 22 ndeshje në këtë sezon.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli