Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Juve-Inter në 9 mars, Presidenti "zikaltër" sulmon ashpër Presidentin e Ligës: Je palaço

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 08:15 | Futboll
Juve-Inter në 9 mars, Presidenti "zikaltër" sulmon

Polemikat për ndeshjet e prapambetura në Serinë A nuk kanë të sosur. Njoftimi i fundit i Ligës së Futbollit në Itali për rekuperimin e javës së 26 flet për zhvillimin e këtyre takimeve këtë fundjavë, prej dates 7 deri në 9 Mars.

Kështu, sfida më e rëndësishme, ajo e titullit, mes Juventusit dhe Interit, është propozuar të luhet mbërmjen e së hënës, më 9 mars dhe me dyer të hapura për tifozët. Interi është sërish kundër këtij vendimi duke qenë se takimi me Juventusin hyn mes dy ndeshjeve të vështira: ajo e Kupës kundër Napolit dhe përballjes me Getafe në Europa League.

"Zikaltërit" preferojnë të luajnë sfidën tjetër të prapambetur, atë ndaj Sampdorias në këtë moment, duke parë koeficentin e vështirësisë.

Presidenti i Interit, Steven Zhang, me anë të një postimi në Instagram sulmoi ashpër Presidentin e Ligës, Paolo Dal Pino.

“Të ndryshosh datat dhe të vendosësh gjithmonë në plan të dytë shëndetin publik. Me shumë mundësi je palaçoja më i madh që më kanë zënë sytë. 24 orë, 48 orë, 1 javë e çfarë tjetër? Si do të jetë hapi i radhës? Dhe vjen e flet për “fair play” dhe garë të ndershme. Ka ardhur koha që të marrësh përsipër përgjegjësitë e tua”, lexohet në postimin e Zhang.

A2 CNN Livestream

Dita jonë