Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

OFL kërkon vetëdeklarimin e pasurisë nga dy të dënuar për vrasje

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 13:38 | Kronikë
OFL kërkon vetëdeklarimin e pasurisë nga dy të dënuar

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë Elion Hatos dhe Ilir Slemanit, të dy të dënuar për disa vepra penale, më e rënda, vrasja.

Hato, banues në Lezhë, rezulton sipas Policisë i dënuar për “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ai gjithashtu është një prej personave të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Selmani rezulton i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai është gjithashtu i shpallur në kërkim, si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë