Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shi e dëborë gjatë natës, moti përmirësohet të mërkurën

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 20:47 | Aktualitet
Shi e dëborë gjatë natës, moti përmirësohet

Reshje mesatare, dhe herë pas here intensive, do të ketë në pjesën më të madhe të vendit deri në pas mesnatës, kur reshjet pakësohen dukshëm në zonat perëndimore, por mbeten prezente në lindje dhe juglindje.

Dëbora, sonte, shfaqet në zonat e thella malore, por orët e para pas mesnatës, dëbora zbret në 1300 metra lartësi nga niveli i detit.

Dita e nesërme përmirësohet dukshëm moti në të gjithë vendin, vranësirat bëhen shpeshherë prezentë, por reshjet do të jenë të pakta dhe afatshkurtra. Fatmirësisht, era do të fryjë kryesisht mesatare, ajo forcohet vetëm në moment të shkurtra deri pas mesnatës.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie me 2-3 °C gjatë mëngjesit, kjo rënie vijon më e theksuar në orët e mesditës dhe pasdites së nesërme, duke bërë që termometri në territor të zbresë në 9°C, për zonat malore, dhe jo më shumë se 15°C parashikohet maksimumi i mesditës së nesërme, në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë