Adresimi i Thaçit në Kuvend, Osmani: Kërkesa nuk ishte urgjente

MB OSMANI SEANCA.duplicate frame 856 1100x620

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do t’i drejtohet sot kuvendit për ta informuar për vizitën e tij në Amerikë. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në një përgjigje zyrtare ndaj kreut të shtetit, shkruan se për mbajtjen e seancës do të vendoset pas 9 marsit, përderisa kërkesa e Thaçit nuk ishte urgjente.

Në letrën e saj dërguar presidentit, Osmani thekson se kërkesa duhej të ishte bërë disa ditë më përpara, në mënyrë që kuvendi të bënte përgatitjet e nevojshme. Ndër të tjera, kryeparlamentarja bën me dije se Kuvendi dhe deputetët do të jenë të angazhuar në evente të ndryshme me 5,6 dhe 7 mars për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Përpara përgjigjes zyrtare, Thaçi njoftoi se nëse i pamundësohet raportimi në kuvend për takimin me presidentin serb, atëherë ai do të ftojë të gjithë liderët e partive politike në një takim.