Aksident me një të vdekur në Vlorë

ambulanca aksident naten 1100x620

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Orikum-Dukat, në afërsi të varrezave të fshatit Fushë Dukat.

Një makinë e tonazhit të rëndë ka aksidentuar për vdekje 55-vjeçarin Novrus Havaraj, i cili ka qenë duke ecur në anë të rrugës.

Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.