Blen makinë të re, 10 minuta më pas zhytet në lumë

Makina zhytet ne lume kine 1100x620

Pagoi 2 500 euro për makinën e tij të re, por 10 minuta më pas u zhyt me të në lumë.

Ngjarja ndodhi në Guizhou të Kinës. Ndërsa arsyeja ishte përdorimi i telefonit, i cili i mori totalisht vëmendjen këtij shoferi.

Fatmirësisht, shoferi arriti të shpëtonte, pasi arriti të dalë nga makina duke shkelmuar derën.