Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kallëzimet e KLSH, Çoçoli: Nuk marrin zgjidhje nga prokuroria

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 19:50 | Ekonomi
Kallëzimet e KLSH, Çoçoli: Nuk marrin zgjidhje nga prokuroria

Bashkëpunimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit me Prokurorinë ka çaluar lidhur me kallëzimet e bëra, për zhdëmtimin e shumës së abuzimeve të konstatuara.

Eksperti për ekonominë, Fatos Çoçoli, deklaron se pjesa dërrmuese e dosjeve përfundojnë pa një zgjidhje për shkak të kompleksitetit dhe specifikave që mbartin. 

“Ndonjëherë pushohet çështja vetëm nga mungesa e aftësisë së prokurorit të caktuar, plus që janë më pak prokurorë dhe gjykatës pasi rreth 60% e tyre janë skartuar nga procesi i vetingut. Llogaritë që vijnë nga 28 dosje të kopsitura mirë, por që kanë 30-40 faqe, me evidencë shkeljesh të ndryshme dëmi ekonomik dhe kush do t’i konsiderojë. Në këtë kuptim “topi” është te prokuroria”, u shpreh eksperti për ekonominë.

Fatos Çoçoli cilëson si domosdoshmëri përfshirjen e ekspertëve të financave pranë Prokurorisë për të bërë shqyrtimin e këtyre dosjeve, një instrument ky që sipas tij do t’i jepte fund ngërçit të krijuar. 

“Prokuroria duhet të kërkojë që të marrë njerëz, të marrë ekspertë që të shohin këto dosje sepse aty, realisht “fle lepuri”, fle korrupsioni i mirëfilltë. Nëpërmjet lidhjeve me ILDKPI mund të gjesh se cili zyrtar është pasuruar, pse një tender ka rritur në mënyrë artificiale vlerën e tij ose ja ka dhënë me një ofertë dikujt që ka dhënë pasuri nën dorë”, shtoi Çoçoli.

Vetëm në 8 vitet e fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përcjellë në Prokurori 377 kallëzime penale, një shifër kjo dyfish më e lartë krahasuar me periudhën 2002-2011, me vetëm 168 të tilla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani