Liga Ballkanike, fitorja e tretë për Vllazninë, “play off”-i i hapur

BASKET VLLAZNIA BALKAN LIGE 1100x620

Tjetër sukses për Vllazninë e basketbollit në Ligën Ballkanike.

Skuadra shkodrane arriti fitoren e tretë radhazi dhe këtë e bëri duke mposhtur rivalët e Ibar, në transfertën e Malit të Zi.

Vllaznia përmbysi rezultatin në periudhën e dytë të ndeshjes dhe arriti të ruajë avantazhin deri në fund, duke marrë një fitore në shifrat e thella 66-82.

“Kuqeblutë” e gjejnë veten në vendin e tretë të renditjes me 14 pikë, po aq sa Peja e vendit të dytë dhe vetëm 1 pikë më pak se Akademik Bulteks që kryeson.