Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenti firmos dekretin, rikthen në Kuvend ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 19:29 | Politikë
Presidenti firmos dekretin, rikthen në Kuvend ligjin për statusin e

Presidenti Meta ka firmosur dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky ligj është miratuar në seancën plenare të 12 shkurtit, ndërsa në arsyetimin e presidentit për kthimin e tij në kuvend thuhet se dispozitat e miratuara në mungesë konsultimi gjithëpërfshirës shkelin: Parimin e sigurisë juridike; Parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit; Parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese; Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjithashtu, në tërësi ky ligj, karakterizohet nga një teknikë e dobët legjislative, që i bën dispozitat konfuze dhe të paqarta. Ky element, ndërthurur me antikushtetutshmërinë e parashikimeve, cenon akoma më rëndë parimin e sigurisë juridike”, thuhet në arsyetim ndër të tjera.

https://a2news.com/2020/03/04/meta-mos-u-lodhni-kot-me-konspiracione-nuk-synoj-as-per-kryeminister-dhe-as-per-kryetar-opozite/
https://a2news.com/2020/03/04/balla-shpresoj-qe-meta-te-mos-e-konsideroje-veten-pjese-te-kck-tubimi-nje-gare-e-brendshme-e-opozites/

A2 CNN Livestream

Dita jonë