Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Procesionarja në Korçë, ka infektuar mbi 5 mijë ha me pishë të zezë

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 16:39 | Aktualitet
Procesionarja në Korçë, ka infektuar mbi 5 mijë ha me

Mijëra hektarë me pyje në rrethin e Korçës, kryesisht ato që janë me pishën e zezë janë infektuar nga procesionarja, një insekt që shumohet me shpejtësi dhe që bën mjaft dëme.

Cilat janë shkaqet e kësaj përhapje në masë të këtij insekti të dëmshëm, dhe çfarë pasojash sjell jo vetëm për pishat, por edhe për njeriun?

“Ndryshimet klimaterike kanë bërë që ky insekt të shumohet dhe të përhapet me shpejtësi. Ne kemi rreth 8000 hektarë me pishë të zezë, 5000 prej tyre janë tashmë të infektuara. Ky insekt vonon rritjen vjetore të pishës. Ajo ndikon dhe tek alergjia e njerëzve. Nëse njerëzit bien në kontakt me këtë insekt ju krijon alergji të ndryshme”, u shpreh Johan Marko, përgjegjës i sektorit të pyjeve në bashkinë e Korçës

Edhe qytetarët ndjehen të pasigurt teksa shëtisin pranë pishave të prekura nga procesionarja. Por, cilat janë mundësitë e luftimit të këtij insekti dhe çfarë masash po merren? Deri në gjetjen e mënyrës për të shfarosur këtë insekt, procesionarja vazhdon të shtojë sipërfaqet me pishat e infektuara. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli