Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Raporti i “Freedom House”, Basha: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 10:33 | Politikë
Raporti i “Freedom House”, Basha: Sa më gjatë qëndron

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi raportin e fundit të “Freedom House”, ku Shqipëria kishte humbur 1 pikë për këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar.

“Sipas “Freedom House”, Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet

me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim!”, shkruan Basha në një reagim në Twitter.

https://a2news.com/2020/03/04/freedom-house-publikon-raportin-per-lirite-dhe-te-drejtat-shqiperia-ne-renie/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani