Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Moment “o sot, o kurrë” për Metën, sot gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nuk janë më garanci

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 11:32 | Politikë

Kryeministri Rama sulmoi atë që e quajtur “aleancë” ndaj krimit të organizuar, i cili sipas tij po goditet përmes Operacionit Forca e Ligjit.

“Nuk jam aspak i befasuar nga gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur elita e krimit të organizuar, sapo ne e kemi shpallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortjeje, që e ka tollovitur Shqipërinë tre dekada me radhë dhe që falë të gjithë horrave dhe hipokritëve me kostum, që kanë pasur një mikrofon në dorë, e kanë bërë horr Shqipërinë edhe në sytë e shumë njerëzve që shqiptarë nuk janë, por që e ndjekin apo shkruajnë e broçkullsin me kënaqësinë më të madhe për vendin tonë”, tha Rama.

“Si ka mundësi që pikërisht kur shfaqet më e qartë dhe më e fortë vija e kuqe mes shtetit dhe krimit të organizuar, ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës publike, nga mediat tek i ashtuquajturi President i Republikës, nga opozita këtu dhe atje në rrugë, deri tek avokati i popullit, për t’i qarë hallin këtyre “të shkretëve” që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar, grabitur sa kanë mundur”.

https://a2news.com/2020/03/05/nuk-dua-te-shprehem-per-gruan-e-bilalit-meta-reagon-pas-akuzave-te-rames/

“Ilir Meta i ka të gjitha arsyet që sot të jetojë në një moment “o sot o kurrë”, sepse sot vija mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithmonë e më e “pafshishme”, sepse sot gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nuk janë më garanci siç kanë qenë për 30 vite. Sepse sot është marrë një vendim ekstrem për t’i dhënë një dërrmë përfundimtare krimit të organizuar. Krim të organizuar ka në të gjithë botën, në BE dhe SHBA, por qëndron në perimetrin e vet, nuk hapet gjithandej. Doni s’doni ju, krimin e organizuar do ta fusim brenda perimetrit të vet”, shtoi Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani