Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha oponencë Ramës: Kryeministri ka harruar të thotë të vërtetën

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 16:48 | Politikë
Basha oponencë Ramës: Kryeministri ka harruar të thotë

Mungesa në sallën e parlamentit nuk pengoi demokratët t’i bënin oponencë fjalë për fjalë pretendimeve të Edi Ramës që doli personalisht në foltore në mbrojtje të Operacionit Forca e Ligjit.

Personalisht u shfaq edhe Lulzim Basha që publikoi një video në Facebook duke numëruar ato që i cilëson gënjeshtra të kryeministrit. Përballë çdo pretendimi se po luftohet krimi e po vihen para drejtësisë ata që kanë trafikuar drogë e vajza, Lulzim Basha i vuri përballë eksponentë të PS që janë nën akuzë për këto krime.

Premtimi i Edi Ramës se Operacioni Forca e Ligjit nuk është një lojë, nuk bind kryedemokratin.

Veç rrjeteve sociale, kryeopozitari vazhdoi takimet me qytetarët. Nga Shkodra, zgjodhi t’i dërgonte një mesazh tjetër të drejtpërdrejtë kryeministrit.

“Shporrja e tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i Partisë Demokratike dhe do të bëjmë gjithçka, bashkë me Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”, deklaroi Basha.

I pyetur a do t’i kthehet PD-ja protestave, Basha iku pa u përgjigjur. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë